Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtaret policor në kryerje të detyrës, ku ishin në sigurimin e një proteste.

Rasti ka ndodhur të hënën në Kamenicë, në ora 09:11.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtaret policor në kryerje të detyrës, ku ishin në sigurimin e një proteste”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, një ditë më parë nxënës dhe prindër kanë protestuar në Kamenicë, në kundërshtim të reformave arsimore të nisura nga kryetari Qendron Kastrati. /Telegrafi/