LAJMI I FUNDIT:

Katër receta me arra: Arrat janë të njohura nga lashtësia për cilësitë shëruese – do ta ruajnë shëndetit tuaj!

Katër receta me arra: Arrat janë të njohura nga lashtësia për cilësitë shëruese – do ta ruajnë shëndetit tuaj!

Në popull arrat janë të njohura si pastrues gjaku, ilaç për sëmundje të mushkërive, kolitin e zorrëve, muskuj të fort dhe shikim të mirë

Në banja edhe si kompresë përdoret kundër plagëve të infektuara dhe ekzemës, sëmundjeve të lëkurës, inflamacionit të syve, etj.


Djersitja e shputave

Në dy litra ujë zhytni pesë lugë supe fletë të grira të arrave dhe lëvore bungu. Qitni në ujë të vluar dhe zini rreth dhjetë minuta. Kur përmbajtja të bëhet e vakët, atëherë me të lani këmbët. Pas larjes mos i fshini, por lini të thahen vetë, transmeton Telegrafi.

Për forcim të flokëve

Në makinën për bluarjen e arrave bluani dhjetë lugë supe bërthama arrash, pastaj qitni në një litër 96% alkool. Shishen mbylleni mirë dhe dy javë mbajeni në vend të ngrohtë. Me atë lëng bëni masazh kokës çdo mbrëmje dhe pastaj thani flokët.

Kundër dhembjeve

Përzieni një litër vaj ulliri të parafinuar me 10 lugë supe fletë të grira të arrave.Tretjen lëreni një muaj në vend të ngrohët, duke e tundur çdo ditë disa herë, pastaj përdoreni për masazh në vendet e dhembshme.

Me mjaltë

Në kombinim me mjaltin, arra është e jashtëzakonshme në mbrojtjen e gjëndrave, ndërkaq organizmit i siguron vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat, karbohidratet e nevojshme.

Është efikase edhe te molisja dhe pagjakësia

Përgatitet duke i përzier 500 gramë mjaltë livadhi me 500 gramë arra të bluara dhe një limon, shkruan Dnevnik.hr. Kjo përgatitje merret në çdo tri deri në katër orë nga një lugë e vogël, derisa të shëroheni.

Këshillë: Këto receta nuk kanë për qëllim të zëvendësojnë këshillat nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor. Poashtu, ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori