Inteligjenca austriake ka arrestuar katër persona në një hetim ndaj një rrjeti islamik, ka njoftuar ministria e Brendshme.
Arrestimet pasuan indikacionet për një sulm të mundshëm në një kishë në Vjenë dhe një katedrale në qytetin gjerman të Këlnit, transmeton Telegrafi.
Drejtoria për Çështje të Sigurisë Shtetërore dhe Inteligjencës në Ministrinë e Brendshme të Austrisë, njoftoi të sot se janë duke u marrë në pyetje të dyshuarit.
Për momentin nuk mund të jepen detaje të tjera për shkak të taktikave kriminale.
Gazeta gjermane Bild raportoi më parë për arrestimet austriake, si dhe një në Gjermani.
Në fillim nuk kishte asnjë konfirmim për këtë. Ministria e Brendshme në Vjenë bëri të ditur se situata e sigurisë në Austri dhe në mbarë Evropën është e tensionuar.
Për këtë arsye, shërbimet e sigurisë morën masa paraprake gjatë festave të Krishtlindjeve në formën e rritjes së mbikëqyrjes dhe monitorimit të hapësirave publike.
Deklarata të ngjashme ka bërë dje edhe policia e Vjenës. Masat e sigurisë janë shtuar edhe në katedralen në Këln. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFBI: I dyshuari nuk ka gjuajtur me armë
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo
Musk bëri një postim në X pas tentimvrasjes së Trumpit, pas reagimeve të ashpra e fshiu menjëherë
Trump falënderoi Shërbimin Sekret - por a po mbrohet mjaftueshëm?
Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues
Zelensky thotë se plani i fitores së luftës së Ukrainës është 90 për qind gati, do t’i prezantohet aleatëve javën e ardhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo