Katër klube të mëdha pas Marc Guehi - por Real Madridi dhe Bayern Munich duken më seriozë

Real Madridi është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me mbrojtësin anglez Marc Guehi, raporton Florian Plettenberg nga “Sky Sports”, por edhe Barcelona, Liverpooli dhe Bayern Munich po e monitorojnë situatë, me gjermanët që shihen po ashtu serioz.
Kontrata e Guehi me Crystal Palace është e vlefshme deri në vitin 2026, por Bayern Munich thuhet se po shqyrton mundësinë e një transferimi të lirë kur marrëveshja të skadojë, në varësi të së ardhmes së Dayot Upamecano dhe Kim Min-jae.
Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl, është një admirues i madh i mbrojtësit anglez, dhe sipas raportimeve, bisedimet paraprake me përfaqësuesit e lojtarit tashmë kanë filluar.
🚨🆕 FC Bayern are already looking concretely at Marc #Guéhi. Max Eberl is a big admirer, and initial talks with the player’s representatives have already taken place.
Bayern are interested in a free transfer in 2026, but that depends on what happens with Upamecano/Kim.
⚠️… pic.twitter.com/0IdTAxY1Vf
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 6, 2025
Nga ana tjetër, Real Madridi, nën drejtimin e Xabi Alonsos, e sheh Guehin si një opsion afatgjatë për të forcuar repartin defensiv, për shkak të pasigurisë që ekziston rreth gjendjes fizike të David Alabas dhe Antonio Rudiger.
Për mbrojtësin 25-vjeçar të Crystal Palace, ka interesim gjithashtu edhe nga Barcelona dhe Liverpooli.
Pra, edhe Barcelona, e udhëhequr nga Hansi Flick, e ka në listë mbrojtësin anglez, teksa kërkon të përforcojë mbrojtjen pas largimit të Inigo Martinez si lojtar i lirë.
🚨🔴 Marc #Guehi und der FC Bayern: Alle aktuellen Infos ⤵️ @SkySportDE 🏴pic.twitter.com/lso8T560Qs
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 6, 2025
Duke e parë kontratën, ofertat për anglezin mund të vijnë që në janar, pasi çmimi mund të jetë dukshëm më i ultë. /Telegrafi/



















































