LAJMI I FUNDIT:

Katër gjigantë evropian duan Donnarumman pas problemeve me PSG-në rreth kontratës së re

Katër gjigantë evropian duan Donnarumman pas problemeve me PSG-në rreth kontratës së re

Gianluigi Donnarumma po lufton për një vend titullari në Paris Saint-Germain dhe bisedimet për kontratën e re nuk po përparojnë mirë, kështu që, Interi, Bayern Munichu, Manchester City dhe Liverpooli po monitorojnë nga afër kapitenin e Italisë.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, disa klube të mëdha evropiane po monitorojnë italianin Gigio Donnarumma.

Ish-ylli i Milanit u ul në stol në ndeshjen e PSG-së në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut këtë javë dhe situata e tij veç po përkeqësohet.


Luis Enrique sugjeroi pas humbjes 1-0 që zëvendësuesi i italianit, Matvey Safonov, të ketë aftësi më të mira shpërndarëse edhe pse një gabim i portierit rus i kushtoi me humbje PSG-së.

Mbetet për t’u parë nëse Donnarumma do të rikthehet te PSG në ndeshjen e sotme në Ligue 1 kundër Nantes, por tani që statusi i tij titullar është vënë në dyshim, e ardhmja e tij në klub gjithashtu duket e pasigurt.

Kontrata e Donnarumma skadon në qershor 2026, por sipas Gazzetta dello Sport, negociatat mes dy palëve tani janë pezull.

Agjenti i Donnarummas, Enzo Raiola, njoftoi negociatat me PSG-në në shtator , por që atëherë nuk ka pasur përditësime.

Sipas raportit, Interi, Liverpooli, Manchester City dhe Bayern Munichu janë të gjithë të interesuar për Donnarumman, i cili ka mbajtur dy porta të paprekura në 11 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

Dramë dhe spektakël në Bernabeu: Nuk ka fitues pas 180 minutave, shkon në vazhdime dueli Real Madrid-Sociedad

La Liga
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori