LAJMI I FUNDIT:

Kriza e lirës, Katari i “zgjat dorën” Turqisë

Kriza e lirës, Katari i “zgjat dorën” Turqisë

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, bëri të ditur se vendi i tij do të realizojë investim direkt prej 15 miliardë dollarësh në Turqi, njoftoi presidenca turke, transmeton Anadolu Agency (AA)

Al Thani u prit sot në një takim në Kompleksin Presidencial në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.


Sipas një njoftimi të Qendrës së Shtypit të Presidencës së Turqisë, dy liderët gjatë takimit kanë këmbyer mendime në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Erdoğan dhe Al Thani kanë konfirmuar vendosmërinë për t’i avancuar tutje raportet mes dy vendeve në çdo fushë.

Ndërkohë, edhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, konfirmoi zotimin e Katarit për të investuar 15 miliardë dollarë në Turqi.

“Katari do të realizojë investim direkt prej 15 miliardë dollarësh në Turqi. Themelet e ekonomisë turke janë solide dhe Turqia do të dalë nga ky proces duke u forcuar”, ka shkruar Kalın në rrjetin social Twitter.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Katarit bazohen në themele solide të miqësisë së vërtetë dhe solidaritetit”, shtoi zëdhënësi presidencial i Turqisë.

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori