Kastrioti angazhon Haxhibulliqin e Anthonyn

Ai ka qenë prej lojtarëve më të mirë një kohë kur mbronte ngjyrat e klubit me renome Peja, por tash do të luajë për KB Kastriotin e Ferizaj, raporton BotaSot.
Kastrioti është në krizë të rezultateve dhe nga pesë ndeshje ka pesë humbje dhe shpresojnë se në javët e ardhshme do të kthehen në formë të mirë.
“Kastrioti nga Ferizaj paraqet për regjistrim Enes Haxhibulliq dhe lojtarin e huaj Villiams Vincent Anthony nga SHBA, kurse ç'regjistron Kenechukwu Obi”, thuhet në njoftimin e FBK-së. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/11/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































