LAJMI I FUNDIT:

Kasami shpërndanë Abetaren e Unifikuar në Tetovë: Të gjithë nxënësit do ta kenë këtë libër në dorë

Kasami shpërndanë Abetaren e Unifikuar në Tetovë: Të gjithë nxënësit do ta kenë këtë libër në dorë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka shpërndarë Abetaren e Unifikuar Shqiptare. Ai tha se shpreson që në të ardhmen kjo abetare të përdoret nga të gjithë nxënësit.

“Është libër i unifikuar për gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është libër me të cilin nxënësit shqiptarë i mësojnë shkronjat e para në rrugën e tyre drejt arsimit dhe zhvillimit. Do të punojmë seriozisht që jo vetëm abetarja, por edhe librat tjerë të jenë të unifikuar në frymë të bashkëjetesës”, tha Kasami.

I pyetur nëse ka miratim nga Ministria e Arsimit, ai tha se po “pasi ajo është lëshuar për përdorim në RMV”.


Kujtojmë se kjo Abetare ka vite të tëra që është paralajmëruar nga institucionet e larta arsimore në Maqedoninë e Veriut, por assesi nuk gjeti zbatim.

Abetarja e Unifikuar Mbarëkombëtare Shqiptare, që tashmë ka vite që shfrytëzohet në Kosovë e Shqipëri, ka për qëllim unifikimin e mësimit të shkronjave dhe fjalëve të para shqipe për nxënësit shqiptarë në këto tre shtete të rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“I kemi borxh të madh familjes së tij”- del në pah letra që ‘fundosi’ Berishën

“I kemi borxh të madh familjes së tij”- del në pah letra që ‘fundosi’ Berishën

Lajme
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?

Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?

Lajme
​LVV kërkon miratimin e Projektligjit për konfiskim të pasurisë, opozita e quan të pamundur

​LVV kërkon miratimin e Projektligjit për konfiskim të pasurisë, opozita e quan të pamundur

Drejtësi
Analizat gjenetike dhe alkoolit në gjak, nga viti i ardhshëm edhe në Klinikën e Biokimisë

Analizat gjenetike dhe alkoolit në gjak, nga viti i ardhshëm edhe në Klinikën e Biokimisë

Lajme
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Lajme
Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori