LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Kidnapimi i policëve të Kosovës, akt luftënxitës i Serbisë

Kasami: Kidnapimi i policëve të Kosovës, akt luftënxitës i Serbisë

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ka reaguar në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe. Kasami në një postim në Facebook shkruan se ky është një akt i pashembullt i agresionit nga ana Serbisë mbi integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Ky kidnapim është akt i shëmtuar luftënxitës i Serbisë, e cila vazhdon të provokojë dhe rrezikojë me destabilitet gjithë rajonin, në kohën kur gjithë bashkësia ndërkombëtare angazhohet për një proces paqeje dhe integrimi. Aktet e këtilla janë në kundërshtim me angazhimet për paqe të faktorit ndërkombëtar dhe minojnë dialogun si vlerë demokratike. Nuk është hera e parë që Serbia kërcënon me agresione të këtilla që shkojnë kundër idesë së normalizimit të gjendjes në rajon përgjithësisht”.


“Shprehim solidaritetin dhe përkrahjen tonë të parezervë ndaj institucioneve të Kosovës dhe në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të bëjë presionin e duhur mbi Serbinë që të lirojë pjesëtarët e policisë së Kosovës. Gjithashtu ftojmë gjithë bashkësinë ndërkombëtare demokratike të dënojë këtë akt agresioni mbi një shtet të pavarur për të mbrojtur parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka shkruar Kasami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori