Nata e të hënës dhe mëngjesi i të martës, i gjeti të trishtuar dizejnatorët.

Amatorë dhe profesionistë kanë shprehur trishtimin e tyre, pas zjarrit që përfshiu katedralen e Notre-Dame.

Shumica e krijimeve në internet kanë si referencë, romanin e Viktor Hygo dhe personazhin e tij, Kuazimodon, gungaçin e Notre-Dame.

Të tjerë, kanë përdorur Marianne, simbolin e kombit francez, personifikimin e lirisë dhe arsyes, duke qarë për zjarrin mbi kullë, përcjell javanews.al.

Një nga karikaturat më të bukura të krijuara për zjarrin në katedrale, është edhe ajo ku Kulla Eiffel, qan për Katedralen e Notre-Dame dhe thotë: Iku bukuroshja ime.

Provokuesja dhe satirikja Charlie Hebdo, ka vendosur që këtë javë të frymëzohet nga zjarri në katedrale për të thumbuar presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ndryshe nga çdo javë kur Charlie Hebdo botohet ditën e mërkurë, këtë javë revista satirike u botua të martën.

Në qendër të karikaturës qëndron fytyra e ngërdheshur e Macron, që i ka marrë flakë pjesa e kokës, që në këtë rast është katedralja dhe me fjalë të shkurtra Charlie shkruan «Reforma, unë po nis nga korniza”.