LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Ponte Prizrenit, Ajazaj: Skuadrat janë përforcuar, pritet një edicion atraktiv

Kapiteni i Ponte Prizrenit, Ajazaj: Skuadrat janë përforcuar, pritet një edicion atraktiv
(Foto: baskebtolli.com)

Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës është në prag. Klubet e elitës janë në fazën e fundit të përgatitjeve dhe po bëhen gati për Superligë.

Kapiteni i Ponte Prizrenit, Qëndrim Ajazaj, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve të skuadrës prizrenase. “Ekipi është i kompletuar dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë. Faza përgatitore po shkon sipas planit të trajnerit (Arbnor) Rifati”, është shprehur fillimisht ai për faqen zyrtare të FBK-së.


Në këtë edicion të gjitha skuadrat janë përforcuar dhe po pritet një garë shumë interesante në elitën e basketbollit të meshkujve. “Jemi të vetëdijshëm që të gjitha skuadrat janë organizuar dhe përforcuar me lojtarë cilësorë. Qëllimi ynë është të kemi përfaqësim sa më dinjitoz dhe paraqitje të mira”, shtoi tutje kapiteni i prizrenasve.

Ai foli edhe për synimet. “Sa i përket synimeve, në radhë të parë është mbijetesa dhe pastaj të shohim se si po ecin gjërat. Suksesi kurrë nuk është i garantuar, por jo dhe i papritur. Urojmë të kemi një edicion pa lëndime dhe ky edicion premton të jetë atraktiv dhe interesant për gjithë basketbolldashësit”, është shprehur Qëndrim Ajazaj.

Ndeshja e parë për Ponte Prizrenin do të jetë në fundjavë ndaj Trepçës si mysafir.

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori