LAJMI I FUNDIT:

Kapiteni i Leipzigut, Orban do t’ia shpëtojë jetën një personi të panjohur duke dhuruar palcën kockore

Kapiteni i Leipzigut, Orban do t’ia shpëtojë jetën një personi të panjohur duke dhuruar palcën kockore
(Foto: Getty)

Kapiteni i RB Leipzigut, Willi Orban, do ta humbë ndeshjen kundër Union Berlinit në xhiron e 20-të të Bundesligas që do ta shënojë mungesën e parë e sezonit – ndërkohë që përgatitet ta dhurojë palcën kockore për të shpëtuar jetën e një të panjohuri.

Mbrojtësi hungarez hyri në listën e donatorëve të palcës së eshtrave në Gjermani në vitin 2017, pasi Leipzigu mori pjesë në fushatë. 30-vjeçari së fundmi mori një njoftim se indet e tij përputheshin me atë të një pacienti.


Transplantimi i qelizave staminale (qelizave amë) zëvendëson qelizat e dëmtuara me të reja dhe përdoret në trajtimin e limfomës dhe leukemisë.

(Foto: Getty)

Orban ka marrë injeksione për të rritur numrin e qelizave staminale. Procedura në Dresden do të zgjasë disa orë, ndërsa mjekët i këshillojnë donatorët të pushojnë për dhjetë ditë.

“U habita kur mora informacionin se i plotësova kushtet si dhurues. Nuk dyshova kurrë, kjo mund të shpëtojë një jetë njerëzore me shumë pak përpjekje. Për mua nuk kishte asnjë mendim të dytë. Shpresoj që donacioni im ta ndihmojë pranuesin. Natyrisht, ndoshta do ta humb ndeshjen. Por, edhe me ambicien time sportive, futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme”.

(Foto: Scientific American Blogs)

“Shpresoj se kjo do të inkurajojë më shumë njerëz të regjistrohen. Procesi ishte shumë i lehtë, më duket se ata u kujdesën shumë mirë për mua. Rasti im tregon se ka kuptim të regjistroheni”, është shprehur Orban për Bild.

Në vitin 2015, hungarezi u transferua në Leipzig nga Kaiserslautern. Gjatë tetë viteve, ka zhvilluar 269 ndeshje duke shënuar 25 gola dhe duke dhuruar nëntë asistime. Ai, po ashtu, ka 37 paraqitje dhe pesë gola për përfaqësuesen e Hungarisë. /Telegrafi/

(Foto: Getty)

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori