LAJMI I FUNDIT:

Kapet një furgon gjatë tentim kontrabandimit

Kapet një furgon gjatë tentim kontrabandimit

Oficerët doganor kanë ndaluar në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë një furgon ku edhe janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave pa mbulese të dokumentacionit.

“Pas dyshimeve se ky automjet mund të kishte mallra të kontrabanduara oficerët doganor kanë ndaluar këtë automjet ku dhe janë gjetur mallra të kontrabanduara si në vijim: Filtër tuba për cigare – 170 koli X 50 pako X 200 copë, gjithsejtë 1,700,000 copë filtër tuba për cigare. Malli dhe automjeti janë sekuestruar deri në përfundim të procedurës, gjithashtu rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Telegrafi/