Oficerët e Doganës të dielën e 27 nëntorit kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

Reklama

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të Arit në sasi mbi 500 Gram.

Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi i autobusit.  Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe për hetime të mëtejme.

Dogana do të vazhdojë të zbatoj kontrolle të detajuara përfshirë kontrollet pas importit sipas autorizimeve ligjore, andaj apelojmë tek të gjithë tregtarët që të shmangin praktikat e kundërligjshme dhe të bashkëpunojnë me Doganën për të siguruar trajtim të barabartë ligjor, për ekonomi të shëndoshë të tregut.

Reklama
Reklama

Dogana mirëpret bashkëpunimin dhe lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit ne linjat e sigurta të komunikimit./Telegrafi/