Kaos ndezin atmosferën në Beer Fest (Foto)

Rap grupi i njohur Kaos, i përbërë nga Vig Poppa dhe Lumi B janë mjaft të pëlqyer dhe të kërkuar nga publiku për të interpretuar në mbrëmje muzikore.
Së fundmi ata kanë publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga koncerti i tyre i fundit në Beer Fest, ku atmosfera e krijuar shihet të ketë qenë mjaft në nivel.
Momenti më i veçantë ishte pjesa kur të gjithë personat e pranishëm kanë ndezur dritat e telefonit, për ta ndezur edhe më shumë atmosferën.
Kohëve të fundit dyshen kemi pasur mundësin t'i ndjekim në disa projekte solo ose bashkëpunime me artistë të tjerë, mirëpo ata kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të sjellin edhe një këngë të re së bashku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/10/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































