Kanye West ka një album të ri dhe emër të ri.

Në ditën e lansimit të albumit “Yandhi”, reperi ka bërë të ditur se po e ndryshon emrin e tij artistik, thjesht në YE.


Ai e bëri komunikimin për publikun të shtunën, duke thënë se ai që njihet zyrtarisht si Kanye West, nga sot është YE.

Ye ka qenë pseudonimi i kahmotshëm i reperit, e madje edhe ka titulluar album me këtë emër i cili u publikua në qershor dhe debutoi në vendin e parë në Billboard 200.

https://twitter.com/kanyewest/status/1046064289944080388

Kanye ka edhe emra tjerë me të cilët njihet si Yeezy, Yeezus, Yandhi, e ky i fundit është titulli i albumit më të ri.

Në album janë bashkpuntorë si XXXtentacion, 6ix9ine, Ty Dolla Sign dhe Rihanna.

kanye west kim kardashian b709974a 17b7 4c8e bb4c 1b0c728288b9 e1486239955369 Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Ye ka performuar mbrëmë në Saturday Night Live duke shfaqur një paraqitje të shkëlqyer me Lil Pump, Kid Cudi dhe Teyana Taylor. /Telegrafi/