Kanye West është ndër rep-artistët më me stil, i cili përkujdeset për secilën paraqitje të tij skenike.

Në të njëjtën mënyrë, ai është paraqitur edhe gjatë mbërritjes në New York, i veshur me një xhaketë ekstravagante, shkruan Daily Mail.


Atë e ka kombinuar me një bluzë të kuqe, ndërsa për pantallona ai ka vendosur ngjyrën e verdhë.

0 PAY Excl Kayne West NY Sighting 2 (Foto: Mirror)

Kanye kishte mbrojtur veten dhe të tjerët duke mbuluar hundën dhe gojën me një maskë të zezë dhe një palë syze të mëdha.

Mes tjerash, reperi është parë edhe të ketë ndaluar për të zhvilluar një bisedë të vogël me një grup fansash të tij.

0 PAY Excl Kayne West NY Sighting 3 (Foto: Mirror)

Reperi dhe njëherësh bashkëshorti i Kim Kardashian, është parë të kthehet nga Wyoming, aty ku po qëndron për një kohë të gjatë.

Së fundmi, ai ka shokuar me disa deklarata, ndërsa kishte theksuar se kishin menduar të abortonin North, vajzën që e ndan me Kim.

0 PAY Excl Kayne West NY Sighting 4 (Foto: Mirror)

Pas këtyre, martesa e çiftit të njohur ka kaluar në disa kriza, ku ende po pretendojnë të ruajnë marrëdhënien e shëndoshë. /Telegrafi/