LAJMI I FUNDIT:

Kantautori Arbër Krasniqi publikon këngën e re “Ëndërr”

Kantautori Arbër Krasniqi publikon këngën e re “Ëndërr”

Kantautori Arbër Krasniqi sjellë këngën “Endërr” së bashku edhe me një video të realizuar në studion e tij në këtë kohë pandemie.

Kënga flet për ditë më të mira, e mbushur me emocion e dashuri.

Tekstin, këndimin dhe miksimin e ka bërë vet ai,. Arbëri është kompozitor i muzikës filmike dhe teatrale.

Ai kishte kompozuar edhe një këngë për filmin e prodhimit amerikan të titulluar “My Sekret War”, ndërsa më herët e ka realizuar edhe muzikën e shfaqjeve “Komedi e Kuqe” dhe “Fati i Rozit” – kjo e fundit u shfaq edhe para publikut amerikan në New York.

Krasniqi po ashtu e ka bërë muzikën edhe për filmin dokumentar “House No.57”.

Arbër Krasniqi ka kompozuar edhe shumë këngë të tjera. Përveç kësaj, ai është edhe mjaft aktiv me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës. /Telegrafi/