Videoklipin “Kaniherë” po e përkrah estrada shqiptare

U publikua videoklipi “Kaniherë” nga këngëtari Granit Miftari.


Videoklipi është i veçantë me pamje të bukura filmike të interpretuar nga aktorë të talentuar nga Kosova dhe Maqedonia.

Aty flitet për një djalë (Granitin) i cili me shokët e tij bën plan që brenda një jave ta pushtojë zemrën e një vajze. Ai kalon nëpër sfida të ndryshme të cilat ja japin një dozë komike krejt ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Klipi është punuar në mënyrë profesionale nga regjisori i mirënjohur Çlirim Uskana dhe pritet të jetë një ndër videoklipet më të veçanta të këtij viti.

Përkrahje dhe kritika pozitive ka gjetur edhe në shumë artistë shqiptarë ne faqet e tyre të rrjeteve sociale si Genta Ismajli, Ingrid Gjoni, Eni Koci, Kallashi, Soni Malaj, Zajmina Vasiari, Fjolla Morina, etj. /Telegrafi/