LAJMI I FUNDIT:

Kanë shpenzuar 11 miliardë euro në stadiumet që askush më nuk po i viziton

Kanë shpenzuar 11 miliardë euro në stadiumet që askush më nuk po i viziton

Tre Kupa Botërore, 34 stadiume dhe 11 miliardë e 165 milionë euro të shpenzuara për ndërtimin e tyre janë bilanci i dekadës së dytë të këtij mijëvjeçari, duke folur për garat më të mëdha të ekipeve kombëtare.

Kështu, Afrika e Jugut, Brazili dhe Rusia kanë investuar më shumë se 11 miliardë euro në ndërtimin e stadiumeve që tashmë kanë mbetur në gjendje të mjerueshme.


Organizimi i Kupës së Botës kërkon shumë investime, por në teori bart fitime të jashtëzakonshme nëse mund të shfrytëzohen plotësisht. Edhe pse tre vendet raportojnë një rritje të qëndrueshme të të ardhurave, veçanërisht në sektorin e turizmit, bilanci i gjendjes nuk është askund afër ashtu siç pritej.

Arena das Dunas

Vetëm Rusia regjistroi përfitime të shpejta, ndërsa Afrika e Jugut, e cila investoi katër miliardë euro për të ndërtuar stadiumet për Kupën e Botës 2010, tek dy vite më parë i ka nxjerrë investimet. Brazili ka investuar pak më shumë se tre miliardë në ndërtimin e stadiumeve për Kupën e Botës në vitin 2014 dhe tashmë këtë vit ka nxjerrë paratë e investuara, por nuk ka pasur zhvillim ekonomik.

Nëse merren parasysh të tri Kampionatet e fundit Botërore, këto 34 stadiume kanë mbushur vetëm 23.2% të kapacitetit të tyre. Shifrat e Afrikës së Jugut (9.7%) janë veçanërisht shkatërruese, pak më të mira janë në Brazil (22.9%) dhe disi të mira në Rusi (37%). Vetëm tre stadiume rregullisht (të paktën 15 herë në sezon) tejkalojnë 50 për qind të mbushjes dhe tre janë në Rusi.

Arena Pernambuco

Niveli i disa prej klubeve që luajnë në këto stadiume nuk arrin kapacitet gjatë gjithë sezonit. Në Pernambuco dhe Amazon luajnë skuadrat e ligës së tretë braziliane gjersa Arena das Dunas luan një skuadër e ligës së katërt të futbollit të Brazilit. Në Cuiaba, ndërtesa e futbollit është pothuajse në rrënoja dhe në Brasilia një pjesë e stadiumit është kthyer në një stacion autobusi.

Në Afrikën e Jugut, situata do të ishte më e keqe nëse nuk do të kishte sporte të tjera më të njohura në atë vend, të cilat po i shfrytëzojnë stadiumet, ku po zhvillohen sporte, të tilla, si ragbi, atletikë ose kriketë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Kalo në kategori