Dy punëdhënës (pronarë firmash) u kanë mundësuar dy azilkërkuesve kosovarë ndjekjen e kualifikimit profesional në firmat e tyre, në përpunim ushqimi përkatësisht në hoteleri. Ky veprim i tyre ka shkaktuar probleme për faktin se azilkërkuesit kishin marrë përgjigje negative për kërkesën e tyre të azilit dhe kështu, nuk kishin të drejtë për kualifikim profesional e as për punësim.
Gjykata e Qarkut të Toggenburgut në Lichtensteig është marrë me këtë rast, shkruan tagblatt.ch.
Në fund të qershorit, dy pronarët e firmave ishin paditur nga prokuroria, e cila kishte kërkuar dënime me gjobë për dy zviceranët.
Njëri duhej të paguante 1000 franga ndërsa tjetri 3000 franga gjobë efektive ndërsa do të dënoheshin me kusht me para, nga 70 njësi ditore secili, transmeton albinfo.ch. Baza për këto dënime qëndron në shkeljen e nenit 117 (1) të Ligjit për të huajt pa leje qëndrimi.
Dy zviceranët janë mbrojtur nga avokatja e njëjtë, e cila ka kërkuar lirim nga përgjegjësia penale për dy klientët e vet.
Edhe pse ndjekja e trajnimit (kualifikimit) për azilkërkuesit nuk është e lejueshme, problemi në këtë rast nuk është aq i thjeshtë. Kjo për faktin se njërit nga dy kosovarët, siç ka dëshmuar njëri nga të paditurit, Zyra Kantonale për Arsimim Profesional ia kishte miratuar kontratën për trajnimin certifikues.
Iniciativën për trajnimin profesional të dy kosovarëve (një vajzë dhe një djalë), e kishte dhënë udhëheqësi i një qendre të azilit, ku banonin dy të rinjtë.
Problemi këtu qëndron në faktin se kërkesat për azil të dy kosovarëve ishin hedhur poshtë, përcjell albinfo.ch. Në të vërtetë, njëri prej tyre ishte në pritje të përgjigjes së kërkesës së dytë për azil, por kjo trajtohet si kërkesë e shumëfishtë. Azilkërkuesit e refuzuar, siç dihet, nuk kanë të drejtë pune as kualifikimi profesional.
Zyra Kantonale për Migracion ua ka bërë me dije dy punëdhënësve zviceranë këtë gjendje dhe kështu ata i kanë pezulluar kontratat për kualifikim profesional me dy të rinjtë kosovarë.
Por, dy të paditurit kanë vazhduar megjithatë t`i angazhojnë në mënyrë të çrregullt dhe me vëllim të vogël në një lloj praktike profesionale. Duke e bërë këtë, ata thonë të jenë mbështetur në sugjerimin e drejtuesit të Qendrës së Azilit, sipas të cilit ky veprim është i lejueshëm. I sipërpërmenduri, me një deklarim me shkrim dërguar gjykatës ka pranuar se e ka bërë këtë sugjerim.
Si përfundim, gjykata ka marrë vendim lirues për të dy zviceranët, por vendimi ende nuk është i plotfuqishëm. Gjyqtari ka thënë se shpallja e pafajësisë është imponuar sepse dënimi i të akuzuarve do të ishte një masë e ngutshme.
Figura e veprës penale të punësimit të të huajve pa leje qëndrimi ne këtë rast është përmbushur.
Sipas ligjit, edhe angazhimi me orë pune konsiderohet si punësim dhe madje edhe kur ai nuk paguhet, transmeton albinfo.ch. Por gjyqtari konsideron njëkohësisht se dy punëdhënësit e përmendur nuk janë ekspertë të së drejtës për të huajt. Ata janë mbështetur në njoftimet që u ka dhënë udhëheqësi i qendrës së azilit. Këtë e kanë bërë përkundër kontaktimeve të mëparshme me Zyrën për Migracion. Për këtë arsye ata duhet të lirohen nga fajësia dhe dënimi.
Gjyqtari ka kujtuar me këtë rast se neni i përmendur 117 (1) është menduar për ndëshkimin e punëdhënësve të cilët punësojnë dhe shfrytëzojnë punëtorët në të zezë, nga lakmia për të nxjerrë përfitime. Në rastet konkrete nuk bëhet fjalë për diçka të tillë, thuhet në arsyetimin e vendimit.
Nga ana tjetër, merret vesh se ndërkohë, udhëheqësi i Departamentit Kantonal për Siguri dhe Drejtësi u ka premtuar dy të rinjve leje të posaçme për ndjekjen e një trajnimi profesional.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe