LAJMI I FUNDIT:

Kanë kaluar 52 vjet prej se u shënua ky gol i bukur pasi një pasimi me të dyja këmbët nga goditja e dënimit

Kanë kaluar 52 vjet prej se u shënua ky gol i bukur pasi një pasimi me të dyja këmbët nga goditja e dënimit

Ky gol kishte fituar çmimin si goli i vitit nga BBC, por kjo rutinë e goditjeve të dënimit u ndalua në fund të sezonit.

Ky truk unik dhe gol ishte realizuar në ndeshjen mes Evertonit dhe Coventry City në në tetor të vitit 1970.


Ishte një lëvizje e para-planifikuar dhe e luajtur në perfeksion nga skuadra e Coventryt. Ndërsa muri u rreshtua, Eillie Carr i Coventry – qëndroi mbi top dhe papritmas e kapi topin midis dy këmbëve dhe e hodhi në ajër.

Sulmuesi Ernie Hunt goditi me të parën dhe topi shkoi në rrjetë, duke e kthyer në një super gol, që mori vlerësim të madh në atë kohë.

Everton sigurisht që u kap plotësisht i pavetëdijshëm nga rutina e ekipit kundërshtarë, teksa prisnin një goditje tradicionale.

Megjithatë, autoritetet e futbollit e ndaluan pasimin me të dyja këmbët në goditje e dënimit në atë vit.

Coventry e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1, me Hunt (i cili vdiq në vitin 2018) kishte shënuar një dygolësh në këtë takim.

Megjithatë, nuk do të shihnim më kurrë një gol të tillë si ai që shënoi ndaj Everton.

Më e afërta që ndoshta tifozët e Ligës Premier e kanë parë në epokën e re është goditja e lirë e Matt Le Tissier, e cila ishte shumë  bukur, por ngritjen e topit ai e bëri vet.

Goditja e Carr dhe Hunt mbetet e pakrahasueshme dhe nëse FA ose FIFA lehtësojnë rregullat për këtë llojë goditje, do të shihnim më shumë gola të tillë spektakolare. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori