LAJMI I FUNDIT:

Kançeska – Milevska dhe Janakieski do të merren në pyetje sot

Kançeska – Milevska dhe Janakieski do të merren në pyetje sot

Ministresha e kulturës, Elizabeta Kançeska – Milevska dhe ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski duhet të paraqiten sot në Gjykatën themelore Shkupi 1, për t’u marrë në pyetje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Që të dy, si edhe disa persona tjerë, janë në procedurë hetimore nga Prokuroria Speciale Publike, në lëndët ”Toplik” dhe ”Tender”. PSP-ja ka kërkuar masën e kujdesit, për këta persona, pra t’u merren pasaportat dhe të paraqiten në gjyq, çdo të martë në ora 10, te presoni përgjegjës.


Këta persona dyshohet se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit, në vlerë prej 2 milion euro. Milevska dyshohet se ka kryer fiksimin e tenderit, në të mirë të kompanisë Ad ”Beton” nga Shtipi, për ndërtimin e Muzeut të OBRM-PDUKM-së.

Ndërkaq, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që dështoi ndërtimii lagjes elite në vitin 2007, me ç’rast, buxheti i shtetit u dëmtua për 1 milionë e 44 mijë euro./Telegrafi/