LAJMI I FUNDIT:

Kancelari austriak tregon se çfarë i tha në sy Putinit: Është i nevojshëm një hetim sikurse në ish-Jugosllavi

Kancelari austriak tregon se çfarë i tha në sy Putinit: Është i nevojshëm një hetim sikurse në ish-Jugosllavi

Kancelari austriak, Karl Nehammer ka pohuar se Vladimir Putin beson që po e fiton luftën në Ukrainë.

Nehammer u takua me presidentin rus në fillim të kësaj jave dhe kështu u bë lideri i parë perëndimor që e bën këtë që nga fillimi i agresionit në muajin shkurt.


Ai pohon se i tha në sy Putinit në Moskë se “po e humbiste moralisht luftën” dhe se “të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës duhet të sillen para drejtësisë”.

“Unë mendoj se ai tani është në logjikën e tij të luftës. Ai mendon se lufta është e nevojshme për garancitë e sigurisë së Federatës Ruse. Ai nuk i beson komunitetit ndërkombëtar. Ai fajëson ukrainasit për gjenocidin në Donbas. Unë mendoj se ai beson që po e fiton luftën”, tha Nehammer në një intervistë me NBC-në.

Austriaku u pyet për reagimin e presidentit rus ndaj akuzave për krime lufte.

“Më tha se do të bashkëpunonte me drejtësinë ndërkombëtare nga njëra anë dhe nga ana tjetër më tha se nuk i besonte botës perëndimore. Kështu që do të jetë problem në të ardhmen. Mendoj se besimi ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, një hetim ndërkombëtar, është i nevojshëm. Pra, ishte një diskutim i vështirë me njëri-tjetrin. Por unë u përpoqa ta bind atë se, për shembull, lufta në ish-Jugosllavi na tregoi se një hetim ndërkombëtar është i dobishëm për ndjekjen penale të kriminelëve të luftës”, tha kancelari austriak për NBC-në.

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nisur tashmë hetimet për të përcaktuar nëse trupat ruse kanë kryer krime lufte. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori