Nga ky vit organizimi i garave përsëri i kthehet në përgjegjësi të AutoKlubeve të Kosovës por në mbikëqyrjen e FASK-ut.

Gara e parë u mbajt nën organizimin e A.K. DTM Prishtina dhe përfundoi me sukses, ku në mbarëvajtjen e saj asistuan Policia e Kosovës, si dhe në gjendje gatishmërie ishin të pranishme njësia e Zjarrfikësve dhe Ndihma e Parë - Ambulanca.


Në këtë garë morën pjesë 29 garues nga Kosova dhe Shqipëria. Vozitësit e A.K. "Prishtina Racing Team" ishin dominues dhe si rezultat ishte Klubi që fitoi vendin e parë, ndërsa prej garuesve në plasmanin gjeneral dukshëm edhe kësaj radhe më i miri ishte Naim Dashaj nga A.K. "Prishtina Racing Team".

Rezultatet e Garës së të dielës, të parës së sezonit, janë këto:

Ismaili

Klasa 1
1. Ismail Smani A.K. "Genc Daka" Pz.
2. Ilir Gorani "Prishtina RT"
3. Refi Jakupi A.K. "Genc Daka" Pz.

Buli

Klasa 2
1. Burim Asllanaj A.K. "Ferizaj"
2. Korab Bajraktari A.K. "Ferizaj"
3. Zana Daka DTM

Zhuqa

Klasa 3
1. Perparim Dushi "Prishtina RT"
2. Milot Shaqiri A.K. "Drini"
3. Ardit Berisha A.K. "Ferizaj"

Noli2

Klasa 4
1. Arbnor Musliu "Prishtina RT"
2. Arber Rexhepi A.K. "Ferizaj"
3. Rexhep Bytyqi A.K. "Ferizaj"

Naimi

Klasa 5
1. Naim Dashaj "Prishtina RT"
2. Blerand Hasanaj DTM
3. Gentian Kulla DDA

Kastro

Klasa 6
1. Kastriot Buqaj "Prishtina RT"
2. Besnik Morina A.K. "Drenica"

Gara e radhës pritet të mbahet me 17 Maj në Shtegun e njohur të Prevallës.
/Telegrafi/

telegrafi sport app