LAJMI I FUNDIT:

Kamikazja dështon të shpërthejë eksplozivin, më pas vritet nga turma e irrituar (Foto,+18)

Kamikazja dështon të shpërthejë eksplozivin, më pas vritet nga turma e irrituar (Foto,+18)

Një kamikaze femër në Nigeri u linçua për vdekje nga një turmë e irrituar pasi jeleku i saj shpërthyes nuk arriti të shpërthente.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gruaja ishte vrarë nga njerëzit në një treg në rrethinën Kasuwa, në verilindje të Nigerisë.


Ajo ishte vrarë pak kohë pasi një grua tjetër e kishte shpërthyer me sukses jelekun e saj me eksploziv.

Bëhet e ditur se të dy sulmuesit kishin tentuar të koordinoheshin në mënyrë që të maksimalizojnë numrin e të vdekurve nga sulmi.

Policia ka konfirmuar gjithashtu se terroristja e parë vdiq në sulm, ndërsa gruaja e dytë ishte “linçuar nga një turmë e irrituar, në afërsi të saj”.

Forcat e sigurisë besojnë se dy terroristet ishin nga Boko Haram. /Telegrafi/