LAJMI I FUNDIT:

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur burri me nevoja të veçanta, shtyp me karrocë dy gra të moshuara në Angli (Video)

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur burri me nevoja të veçanta, shtyp me karrocë dy gra të moshuara në Angli (Video)

Një burrë me nevoja të veçanta, pretendon se kishte pësuar “sulm diabetik” para se të shtypte me karrocë të invalidëve dy gra të moshuara.

Aaron Ali, 40-vjeç, akuzohet se kishte shtypur me karrocë Doris Collins, 88-vjeçe dhe Joan Benjafield, 90, derisa ato po bënin shoping në Kent të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Këto dy pensioniste pasi që kishin bërë shoping kishin dalur jashtë për të pritur autobusin, kur befasisht u shtypën me karrocë nga Ali.

Ndërkaq, Ali i cili deri në vitin 2001 punonte si infermier, ka mbetur i palëvizshëm kur një pacient e sulmoi. Ai gjithashtu akuzohet se i kishte përgatitur pritë 72-vjeçarit Michael Gibson, të cilin e kishte sulmuar në mënyrën e ngjashme.

Por, edhe pse në videon e publikuar më poshtë që është filmuar nga kamerat e sigurisë, që ai i godet ato dhe më pas largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, në gjykatë ka deklaruar se e ka bërë pa dashje pasi kishte pësuar “sulm diabetik”.

Sidoqoftë gratë e moshuara kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa procesi gjyqësor është duke vazhduar dhe shumë shpejt pritet te merret verdikti. /Telegrafi/