LAJMI I FUNDIT:

Kamatat e larta, shqetësuese për bizneset (Video)

Kamatat e larta, shqetësuese për bizneset (Video)

Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, me vite të tëra i kanë mbajtur të larta normat e interesit për kredi, të cilat kanë vështirësuar zhvillimin e veprimtarive të biznesit, por edhe nuk kanë qenë të favorshme as për kreditë familjare.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha se kamata e lartë e interesit dhe provizionit të bankave komerciale po pengon zhvillimin e ekonomisë familjare e biznesore, duke shtuar se sektori me fitimprurës është sektori financiar.


Sipas tij, 92 milionë euro bankat në Kosovë kanë fituar nga qytetaret përmes transaksioneve dhe interesit të lartë. Prandaj, ai vlerëson se bankat duhet të jenë më tolerante ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, në emisionin “Euro Tribuna” kishte deklaruar se që nga paslufta sektori bankar ka dhënë 8 miliardë euro kredi për qytetarët.

Sipas tij, përmes kreditimit bankar edhe shumica e bizneseve në vend janë ngritur, e sidomos korporatat e mëdha. /Gazeta Tribuna/