LAJMI I FUNDIT:

“Kam marëdhënie perfekte me Anglinë”

“Kam marëdhënie perfekte me Anglinë”

Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se është ‘ekspert’ për ti mposhtur skuadrat angleze, sidomos pas katër golave që i realizoi Anglisë me kombëtaren e Suedisë.

Skuadra e suedezit, PSG do të takohet sonte me Chelsan në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve.


”Marëdhënia ime me Anglinë u bë perfekte pasi i realizova atyre 4 gola, para kësaj nuk kisha asnjë gjë me ata”

”Kam edhe dy muaj me PSG dhe pastaj Kampionati Europian. Nuk jam në diskutime me asnjë skuadër dhe jam shumë i qetë rreth së ardhmes”, tha Ibrahimovic.
Kujtojmë se ballafaqimin e parë e kanë fituar me rezultat 2:1 skuadra kampione e Francës. /Telegrafi/