Kaluan ilegalisht kufirin dhe nuk posedonin dëshmitë kundër COVID-19, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në fshatin Shkozë të Prizrenit, kanë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.
Të njëjtit këtë gjë e bënë duke tentuar të iu shmangnin procedurave të kontrollit për parandalimin e pandemisë Covid-19 pasi që nuk posedonin certifikatën e vaksinave dhe as testin PCR.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































