LAJMI I FUNDIT:

Kallaku për debutimin në barazimin e Shqipërisë: Krijuam shumë raste, por i shpërdoruam

Kallaku për debutimin në barazimin e Shqipërisë: Krijuam shumë raste, por i shpërdoruam
Foto: SuperSport

Debutim pozitiv për Sherif Kallakun në Kombëtare, por sigurisht me keqardhje për mungesën e fitores në Kazakiztan.

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit ka thënë në lidhjen me emisionin “Kuqezi” se fati i mungoi Shqipërisë.


“Ndjej keqardhje, sepse kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Duhet të shfrytëzonim rastet dhe të ishim më të qetë.

“Fati nuk ishte me ne. Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kjo ndeshje iku tani”, ka thënë Kallaku në SuperSport.

“Mendoj që, duke parë vështirësitë që kishim me ambientimin e skemës së re, trajneri vendosi ta kthente në 3-5-2″.

“Vendosi që unë dhe Bare të ishim në qendër majtas dhe djathtas. Nuk kisha lirshmërinë time siç duhej. U mundova të përshtatesha dhe të luaja thjesht për të qenë sa më i saktë. Mendoj që jemi përshtatur shumë mirë, duhet të rregullojmë aksionet para portës, kjo na mungoi.”

“Në ndeshjet e ardhshme do të kem gjuajtje më të mira. Ishte çështje sekonde dhe vendosa ta gjuaja shpejt, duhet të finalizoja më mirë”, ka përfunduar prurja më e re e kuqezinjve.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

La Liga
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Kalo në kategori