LAJMI I FUNDIT:

Kalimtaren e rastit e “gëlltit” gropa që hapet në trotuar (Video, +16)

Kalimtaren e rastit e “gëlltit” gropa që hapet në trotuar (Video, +16)

Një grua po ecte më trotuar në një qytet në Kinë kur befasisht u “gëlltit” nga gropa që u hap në trotuar.

Viktima e paidentifikuar ka pësuar lëndime trupore, pasi ra në një gropë mbi tri metra të thellë e cila u hap befasisht nën këmbët e saj. Autoritet e vendit janë duke hetuar shkakun e hapjes së gropës, transmeton Telegrafi.


Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në një rrugë të frekuentuar nga mijëra qytetarët në qytetin Lanzhou. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur këmbësorja e veshur me të zeza, bie në gropën që hapet nën këmbët e saj.

Si pasojë, gruaja ka mbetur e ngujuar në rrënoja, kurse kalimtarët e rastit menjëherë i hodhën një helmetë për t’ia mbrojtur kokën nga copëzat e gurit që vazhdonin të binin. /Telegrafi/