LAJMI I FUNDIT:

Kalendarët për vitin 2019: Tualete publike, rreth rrotullime, dhi në degë apo gishta në hundë (Foto)

Kalendarët për vitin 2019: Tualete publike, rreth rrotullime, dhi në degë apo gishta në hundë (Foto)

Për çdo vit ka kalendarë të pakuptimtë, por për vitin 2019 disa kompani kanë zgjedhur të shfaqin imazhe shumë të pakuptimta dhe bizare.

Macja me miun në stilin e Star Wars, duket mirë për një moment, por askush nuk do dëshironte ta shikonte këtë imazh për 365 ditë të vitit, transmeton Telegrafi.


Por, nëse mendoni se kjo është një skenë bizare, mos u nxitoni shumë, pasi ka ende dhe shumë më qesharake.

Kush do mund ta shikonte, qoftë edhe për një muaj, presidentin Donald Trump duke u krenuar për vetën, apo disa familjarë që kanë futur gishtat në hundë.

Rreth rrotullimi është imazhi i një kompanie tjetër, ndërsa nuk mungojnë tualetet publike, qeni duke kryer nevojën, apo edhe disa dhi në degë.

Mbase ky është vetëm paralajmërimi, se mund të kemi kalendarë edhe më bizare, se ajo ku shfaqet një murgeshë duke kërcyer, apo një dyshek i vjetër. /Telegrafi/