LAJMI I FUNDIT:

Kaka largohet nga Orlando, jo nga futbolli

Kaka largohet nga Orlando, jo nga futbolli

Ricardo Kaka ka bërë të ditur se do të largohet nga Orlando City në fund të sezonit në MLS, mirëpo kjo nuk do të thotë se do të pensionohet nga futbolli.

“Dua të njoftoj se nuk do ta rinovoj kontratën time me Orlando Cityn. Ky është njoftimi i vetëm që dua të jap”.


Braziliani nuk mendon akoma për pensionim

“Do ta respektoj fanellën e Orlandos deri në fund të sezonit”, ka thënë braziliani në një konferencë për shtyp.

Ditë më parë u përhapën spekulime se 35-vjeçari dëshiron të pensionohet nga futbolli, duke qenë se kishte deklaruar për Globoesporte se më nuk po ndjen kënaqësi kur luan futboll.

Kaka dëshiron pensionimin: Futbolli nuk më jep më kënaqësi
Lexo po ashtu Kaka dëshiron pensionimin: Futbolli nuk më jep më kënaqësi

“Dua ta shfrytëzoj rastin që ta sqaroj atë që e kam thënë (për Globoesporte). Dhimbja (nga lëndimet) nuk do të ndikojë në vendimin tim. Mund ta pyesni cilindo futbollist dhe do t’ju thotë se ka dhimbje kur luan”.

Vitet më të mira të karrierës, Kaka i kaloi te Milani (2003-2009)

“Vendimi im për të mos e rinovuar kontratën nuk është bazuar në aspektin fizik dhe as për hapin e ardhshëm në karrierën time”.

“E ardhmja për mua është vetëm ky moment, prandaj e vetmja gjë që di tash për tash është se nuk do të jem lojtar i Orlando Cityt në sezonin e ardhshëm. Kjo është çështja e vetme që e kam. Ndjej nevojën për sfida të reja”, ka deklaruar Kaka.

Kaka luan te Orlando nga viti 2014

Vitet më të mira të karrierës së tij, mesfushori i ka pasur te Milani (2003-2009), pastaj kaloi te Real Madridi (2009-2013), u kthye sërish te Rossonerët (2013-2014), ndërsa në vitin 2014 u transferua në MLS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori