LAJMI I FUNDIT:

Kai Havertz rezulton pozitiv me COVID-19

Kai Havertz rezulton pozitiv me COVID-19

Chelsea ka konfirmuar se ylli i tyre gjerman, Kai Havertz ka rezultuar së fundmi pozitiv pas testeve të bëra për COVID-19.

Blutë e Londrës do të luajnë sonte (e mërkurë) në shtëpi ndaj Rennes në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.


Megjithatë, ekipi i Frank Lampard do të duhet të luajë në këtë ndeshje me një mungesë të madhe.

Chelsea synon fitoren e radhës në shtëpi ndaj Rennes, formacionet zyrtare
Lexo po ashtu Chelsea synon fitoren e radhës në shtëpi ndaj Rennes, formacionet zyrtare

Bëhet fjalë për sulmuesin gjerman, Kai Havertz, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas testeve të bëra para ndeshjes me Rennes.

Është vet klubi londinez dhe trajneri Lampard që kanë konfirmuar infektimin e lojtarit me coronavirus.

Kështu, lojtari do ta ndjek tani një periudhë izolimi dy javore derisa ta ketë një test negativ për COVID-19. /Telegrafi/