LAJMI I FUNDIT:

Kafjall ideal për agjërim në ujë: Pulendër kreshmore me oriz dhe qumësht

Kafjall ideal për agjërim në ujë: Pulendër kreshmore me oriz dhe qumësht

Frymëzohuni me këtë recetë duke kombinuar shijet për një mëngjes të shëndetshëm dhe plot energji.

Përbërësit:


– 6 lugë drithëra tërshëre,
– 500 ml qumësht orizi,
– 3 banane të pjekura,
– 100 g arra të bluar dhe të grira,
– 2 lugë sheqer,
– 2 lugë mjaltë,
– 1 lugë e vogël kanellë.

Përgatitja:

Në pjatë shtypni me pirun dy banane.

Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin e orizit, shtoni drithërat e tërshërës dhe sheqerin dhe zini në temperaturë mesatare 2 – 3 minuta.

Pastaj përzieni arrat dhe bananet, përzieni dhe zini edhe 2-3 minuta derisa përbërja të bëhet e qullët.

Hiqeni nga shporeti, prisni që të ftohet pak, pastaj përzieni mjaltin dhe kanellën, ndani në dy porcione, shtoni rrathët e prerë të bananes së mbetur. /Telegrafi/