LAJMI I FUNDIT:

Kadriu: Gjykata kushtetuese nuk ka komptenca për interpretimin e kushtetutës

Kadriu: Gjykata kushtetuese nuk ka komptenca për interpretimin e kushtetutës

Aktualisht kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është në konsultime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski, në lidhje me atë se kujt do t’ia jep mandatin për formimin e qeverisë së re, ku më herët mandatar u caktua Nikolla Gruevski por nuk arrit formimin e qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, profesori universitar i të Drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu thotë se kjo gjykatë nuk ka kompetenca ta interpretojë Kushtetutën.


‘Kryetari Ivanov në Gjykatën Kushtetuese mund të shkojë nëkafe, por jo edhe zyrtarisht të kërkojë mendim, pse Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetenca për ta interpretuar Kushtetutën. Shkuarja atje është e pabazë, sepse as kryetari i gjykatës, individualisht, as edhe të gjithë gjykatësit sëbashku nuk kanë të drejtë në seancë ta interpretojnë Kushtetutën. Kryetari ka këshilltarët e tij dhe me ata duhet të konsultohet’, thotë profesori Kadriu për Fokus.

Ai shton se situata në këtë rast është e qartë si kristali.

‘Kushtetuta është e qartë dhe duhet të zbatohet ashtu siç është, gjegjësisht kryetari mandatin duhet t’ia jep opcionit tjetër të partisë, e cila gjithashtu ka numër të mjaftueshëm votash, kurse në këtë rast është LSDM-ja, ose kryetari i saj Zoran Zaev’, vlerëson profesori. /Telegrafi/