LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli takon lojtarët Kosovës, premton premi prej 1 milion euro

Kadri Veseli takon lojtarët Kosovës, premton premi prej 1 milion euro

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë takuar lojtarët Kosovës në futboll, në grumbullimin e parë të tyre para ndeshjeve të radhës për kualifikim në Euro 2020.

Veseli tha se do të vazhdojnë me projekte të shumta në mbështetje të kombëtares duke rikonfirmuar preminë e premtuar prej 1 milion eurosh për kualifikim si dhe ndërtimin e stadiumit kombëtar i cili siç tha Veseli do të filloj së ndërtuari këtë verë dhe do të jetë ndër më të mirët në Evropë.


Me këtë rast, Veseli veshi edhe fanellën e re të Kosovës, ndërsa tha se ndihet krenarë me lojën dhe zemrën e madhe që tregojnë në fushë lojtarët e Kosovës.

“Urime kombëtares sonë kjo fanellë e re. Jam krenar që më kanë dhënë këtë mundësi. Këta djem janë krenaria jonë, këta po e bëjnë historinë, po tregojnë atë që jemi ne duke luajtur një lojë të pastër”.

“E natyrshme që tani rritet konkurrenca por rritet edhe përkushtimi i këtyre djemve, presim edhe kualifikimin në kampionin evropian”.

“Ne si politikë do t’i kryejmë detyrat tona. Që në fillim kam premtuar një milionë euro vetëm gjysma është dhënë. Ndërsa në korrik fillojmë edhe me ndërtimin e stadiumit kombëtar i cili do të jetë më i bukuri në rajon dhe ndër më të mirët në Evropë”.

“E përgëzoj ministrin e Sportit për përkushtimin dhe gatishmërinë për tu qëndruar gjithmonë afër sportistëve”, tha Veseli.

Kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, u shpreh me besim që djemtë e kombëtares do ta çojnë përpara Kosovën, ndërsa falënderoi Veselin për përkrahjen e vazhdueshme. /Telegrafi/