LAJMI I FUNDIT:

Kaçe i lumtur me rikthimin në Kombëtare

Kaçe i lumtur me rikthimin në Kombëtare

Ergys Kace është një ndër risitë kryesore të listës së fundit të kombëtares, është rikthyer me kuqezinjtë pas një periudhe plot oshilacione gjatë së cilës është folur edhe për një raport aspak idilik me trajnerin De Biasi që ndonjëherë nuk ka kursyer edhe tonet e forta në drejtim të tij në deklaratat publike.

Por çfarë ka ndodhur realisht, në prononcimin e tij mesfushori e lidh gjithçka me formën e tij sportive që nuk ka qenë gjithmonë maksimale.


“Futbolli i ka këto, ndodhin gjëra njëherë je mirë dhe njëherë nuk je mirë dhe kjo ka qenë nga arsyet që nuk kam qenë në kombëtare. Tani gjendja ime është më e mirë dhe jam shumë i kënaqur që jam grumbulluar sërish, sepse kam vite që jam pjesë e ekipit përfaqësues”.

Shqipëria vjen në përballjet me Luksemburgun dhe Izraelin pas disa zhgënjimeve radhazi. Klime diametralisht e kundër me atë të një viti më parë kur ishte në dyert e Evropianit.

Kaçe nuk beson se përgjegjësitë mund ti ngarkohen vetëm mesfushës ndërkohë që është besimplotë se një fitore ndaj Izraelit mund të ndryshojë situatën.

“Besoj se skuadra përpara 1 viti apo 2 vitesh ishte më mirë. Nuk mendoj se është faji i mesfushës, pasi çdo repart ka pasur rënie, kemi bërë ndeshje të shkëlqyera si ajo në Portugali. Kohët e fundit nuk kemi kaluar një moment shumë pozitiv por po përmirësohemi, tashmë duam të bëjmë mirë të fitojmë në Izreal dhe të pozicionohemi sa më lart në renditje”.

Shpresë për një rikthim të kuqezinjve aty ku duhet dhe arritjen e vendit të tretë, e sigurt është se potenciali kësaj skuadre nuk i mungon.

” Kemi shumë lojtarë të mirë në skuadër kemi bërë gjëra të mëdhaja, dhe duam tu rikthehemi rezultateve pozitive dhe të shfaqim në fushë të njëjtin nivel si para një viti. Kam besim se do t’ia arrimë”.

” Kemi potencial për ti mbyllur eliminatoret në vendin e 3-të. Fizikisht jam shumë mirë edhe pse nuk kam luajtur rregullisht, duam ti fitojmë këto dy ndeshje për tu rikthyer në nivelin e mëparshëm.

Kaçe ndihet në gjendje optimale fizikisht edhe pse jemi në fund të sezonit, ndërkohë që në planin personal edhe pse shpeshehrë është folur për interesimin e ekipeve të mëdha mbetet te Paoku, gjithsesi pa përjashtuar surprizat që në merkato janë gjithmonë pas porte.

“Është folur shumë mbi të ardhmen time, por momentalisht unë jam te Paoku kam kontratë tre vjeçare me Paokun, nuk e di se çfarë mund të ndodhë me të ardhmen time dhe shpresoj që të luaj sa më shumë me Paokun, kjo është më e rëndësishmja”.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori