LAJMI I FUNDIT:

Kabina “lundruese” e aeroplanit mund të jetë e ardhmja e udhëtimit

Kabina “lundruese” e aeroplanit mund të jetë e ardhmja e udhëtimit

Një dizajn për mobiliet “lundruese” të aeroplanit dhe një koncept kabine që mund t’i ofrojë secilit pasagjer një frigorifer personal, janë ndër fituesit e çmimeve Crystal Cabin Awards të këtij viti.

Çmimet prestigjioze të aviacionit, të cilat nxjerrin në pah inovacionin dhe kreativitetin në ambientet e brendshme të aeroplanëve, u shpallën në një ceremoni në 2022 Aircraft Interiors Expo (AIX) në Hamburg, Gjermani.


Duke folur për CNN Travel në ndarjen e çmimeve, presidenti i Shoqatës së Çmimeve Crystal Cabin, Lukas Kaestner tha se “një ekip ekspertësh të industrisë humbën një ditë duke marrë në pyetje çdo prezantues përpara se të merrnin vendimin e tyre”.

Gjyqtarët debatuan mbi kreativitetin dhe zgjuarsinë e ideve, ku gjithashtu morën parasysh reagimet nga linjat ajrore dhe pasagjerët e mundshëm.

Pas shumë diskutimesh, lista prej 24 finalistëve u shkurtua në tetë fitues, ku kabinat e Teague dhe NORDAM “Elevate”, zënë vendin e parë.

Duke folur për CNN Travel më herët në AIX, ekipi i Teague shpjegoi se ideja pas konceptit ishte të “krijonte më shumë hapësirë” në kabinë, duke i bashkuar të gjitha mobiliet në një pistë që lidhet me murin anësor dhe korridorin.

Ndërkohë, koncepti i frigoriferit të pasagjerëve të Collins Aerospace, i quajtur SpaceChiller, mori çmimin në kategorinë Passenger Comfort.

Winner Cabin Concepts: Teague and NORDAM “Elevate”
Winner Cabin Systems: Caeli Nova “Cordillera”
Winner Health and Safety: Safran Cabin “Fire Resistant Cargo Container”
Winner Passenger Comfort: Collins Aerospace “SpaceChiller”
Winner IFEC & Digital Services: Anuvu coop. Southwest Airlines “Dedicated Space”
Winner Material & Components: Thales Avionics “Pulse”
Winner Sustainable Cabin: Diab “100% Recyclable Panels for Cabin Interiors”
Winner University: Ken Kirtland “Portal”. /Telegrafi/