LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar të mendohet për pasuesin e teleskopit James Webb, bëhet fjalë për LUVOIR

Ka filluar të mendohet për pasuesin e teleskopit James Webb, bëhet fjalë për LUVOIR

Shkenca së fundmi është fokusuar në masë të madhe në hulumtime në hapësirë, ku aktualisht po zhvillohen operacione për montimin e teleskopit hapësinor James Webb.

Lansimi i tij është kryer me sukses dhe rrugëtimi ishte zhvilluar pa ndonjë problem, ku derivati me të cilin është mbushur do t’i lejoj udhëtime të planifikuara për 10 vitet e ardhshme, transmeton Telegrafi.


E pavarësisht kësaj “jeta e tij është e kufizuar”, kështu shkencëtarët po mendojnë për të gjetur pasuesin e tij. Sipas planeve të NASA-s që ekzistojnë prej disa viteve, gjithçka që është punuar për teleskopin hapësinor Webb do të mund të përdoret për prodhimin e pasuesit të tij.

Ai tani “jeton” si koncept me emrin LUVOIR (shkurtesa për Large UV/Optical/IR Surveyor). Siç mund të shihet edhe në bazë të emrin, ky teleskop do të mund të kishte mundësinë e filmimit të hapësirë në një spektër të gjerë të dritës – nga infra të kuqe në infra vjollcë, e misionet kryesore do të ishin gjurmimi i planetëve jashtë sistemit diellor, hulumtimet e detajuara të planetëve dhe satelitëve brenda tyre, si dhe informacionet rreth formimit të hapësirës dhe galaktikës.

LUVOIR do të kishte pasqyre prej segmenteve të shumëfishta, kështu 36 sosh do të ishin nga 8 deri në 15 metra të gjata, varësisht me çfarë lloj rakete do të lansohej, e shtresa që do ta mbronte nga të nxehtit do të ishte dukshëm më e madhe sesa e Webb.

NASA vlerëson se për ndërtimin e teleskopit LUVOIR kostoja do të sillet nga 18 deri në 24 miliardë dollarë – varësisht për cilin version vendosin. Në anën tjetër Webb ka kushtuar 9,7 miliardë dollarë.

Planet aktuale tregojnë se teleskopi i ri do të duhej të fluturonte në vitin 2030, e vlerësimet më reale tregojnë se mund të ndodhë më 2039 apo 2040. /Telegrafi/