LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar shpërndarja e pajisjes për “realitet të zmadhuar”, Microsoft HoloLens 2 që kushton 3,500 dollarë

Ka filluar shpërndarja e pajisjes për “realitet të zmadhuar”, Microsoft HoloLens 2 që kushton 3,500 dollarë

Mikrosoft konsideron se kjo pajisje për “realitet të zmadhuar” zë një kënd dyfish më të madh, derisa ofron edhe mundësi shtesë për përdorim.

HoloLens 2 që u prezantua në fillim të vitit, po shpërndahet te blerësit, që kanë paguar për të 3,500 dollarë, ndërsa konsiderohet të jetë shumë më e avancuar se modeli i mëparshëm, transmeton Telegrafi.


Derisa në pajisjen aktuale e lansuar më 2016, Microsoft ishte koncentruar më shumë në lojëra dhe shfaqjen e peizazheve të ndryshme, pajisja e re është më serioze.

Pajisja e re është e dedikuar për biznese dhe përdorime për profesionistë, zakonisht nëpër aktivitete kur i kanë duart e zëna dhe duhet të përcjellin të dhënat e ndryshme.

Në HoloLens 2, ka kënd nga 34 shkallë, në 52 shkallë diagonale dhe derisa Microsoft pretendon se këndi është dyfishuar, specifikat janë megjithatë mjaft të përmirësuara.

Shfrytëzuesit e pajisje së vjetër, kanë mundur vetëm të rrëshqasin nëpër pamjet e ndryshme, derisa në të renë mund të marrin shtyjnë, apo t’ju ndryshojnë pozitat pjesëve që shfaqen në formë hologrami.

Blerësve të zakonshëm, nuk iu është mundësuar shitja e kësaj pajisjeje, por në të ardhmen pritet që HaloLens 2, të jenë në dispozicion për ta përdorur në disa nga qendrat e Microsoft, nga ata që duan ta provojnë eksperiencën me të. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

Google akuzohet se po e bën më të vështirë kërkimin e shërbimeve tjera

Teknologji
Kalo në kategori