LAJMI I FUNDIT:

A ka “Deep State” në Kosovë? Analistët “deshifrojnë” dyshimet e Kurtit për rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut

A ka “Deep State” në Kosovë? Analistët “deshifrojnë” dyshimet e Kurtit për rastin e ish-kryeshefit të KEK-ut

Përplasja tashmë e hapur mes Qeverisë dhe një pjese të institucioneve të drejtësisë për arrestimin e drejtorit të KEK-ut, nga analistët po interpretohet si “frikë” e Kurtit nga një “Deep State”.

Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi është pezulluar nga puna pasi ai ishte arrestuar ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në afera korruptive.


Në “Debat Plus’, panelistët kanë komentuar efektet e arrestimit të Krasniqit në sferën politike të vendit.

Analisti Astrit Gashi thotë se në KEK ka pasur edhe hetime tjera për korrupsion dhe sipas tij kryeministri nuk po e thotë të vërtetën kur potencon se në të kaluarën nuk ka pasur aktakuza në ndërmarrje publike.

Megjithatë sipas tij problemi është se Kurtit “zemra i qanë për diçka tjetër” e jo për hetimet që po zhvillohen ndaj Nagip Krasniqit.

“Kryeministrit po i duket se ka njëfarë “Deep State” në Kosovë. Çka është “Deep State”? Kur segmente të caktuara të prokurorisë, politikës, drejtësisë, policisë, gjykatave kanë një mision politik për të mos e lejuar dikë të qëndrojë në pushtet. Ky fenomen më i njohur ka qenë në Turqi”.

“Ndoshta edhe ka tendencë për “Deep State” në Kosovë. Problemi që po e shoh të Kurti nuk është lufta e tij ndaj “Deep State”, por tendenca e tij për të kaluar nga “Deep State” në “demokraturë” – që i bie shkurtesë për demokraci autoritare. Pra nga “Deep State” me kaluar në Erdogan apo Orban. Erdogani e Orbani janë dy demokraturat e fundit në Evropë”, shtoi Gashi, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se “demokratura” është edhe më e rrezikshme se “Deep State”.

Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Lexo po ashtu Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi

Gashi thotë se mund të ketë struktura që do të luftojnë partinë në pushtet, por sipas tij kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Nga ana tjetër avokati Skender Musa për rastin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se është faza e hetimeve fillestare.

“Është faza e hetimeve fillestare, edhe dyshimi i arsyeshëm është i mjaftueshëm që policia të ngritë kallëzim penal”, tha Musa.

Sipas tij, dyshimi i bazuar mirë është i lehtë që të vërtetohet nga ana e Prokurorisë.

Derisa Kreshnik Gashi nga BIRN-i ka thënë se kryeministri Kurti po tenton të tregojë që është më i fortë se presidentja Osmani.

Ai thotë se për rastin e kryeprokurorit Isufaj, kryeministri Kurti ka folur në emër të presidentes Osmani.

“Edhe e tha një element shumë të rëndësishëm që presidentja ende nuk e ka thënë. Ai tha se edhe presidentja nuk po e do zotin Isufaj në mandatin dhe karrigen, në të cilën, ai ka aplikuar”, ka thënë Kreshnik Gashi.

“Presidentja ende nuk e ka thënë një fjalë për këtë drejtim, ka thanë që është duke pritur procedurat ligjore t’i zhvillojë ndaj njerëzve dhe do ta kthejë procesin”, ka thënë tutje Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori