Shtatzënia ka një mori simptomash të zakonshme: dhimbje shpine, dëshirë për ushqim, sëmundje në mëngjes, por ndonjëherë keni simptoma që nuk i dini se shkaktohen nga shtatzënia. Kolla kronike është një prej tyre.
Nëse kolliteni gjatë gjithë shtatzënisë, edhe pse nuk jeni të sëmurë, mund të keni një kollë kronike të lidhur me shtatzëninë. Nga Shoqata Amerikane për Shtatzëninë thonë se sistemi imunitar ndoshta do të ndryshojë gjatë shtatzënësisë, që do të thotë se do të bëhet më e vështirë për të luftuar mikrobet që mund të çojnë në një kollë afatgjatë.
Kur kolliteni shumë gjatë shtatzënisë, kjo mund të ndodhë për shkak se jeni të ekspozuar ndaj një numri infeksionesh alergjike dhe sëmundjeve virale.
“Shumë ndryshime fiziologjike ndodhin gjatë shtatzënësisë për të lejuar trupin të përshtatet me fetusin në rritje. Gratë shtatzëna kanë një ndjeshmëri të shtuar ndaj kollës dhe supozohet se në këtë mënyrë nëna mbrohet nga frymëzënia”, ka deklaruar Dr. Peace Nwegbo-Banks nga Shoqata Amerikane për Shtatzëninë.
Ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në shfaqjen e kësaj gjendjeje – pohon Popsugar.
“Gjatë shtatzënisë, mukoza e hundës është më e fryrë për shkak të niveleve të rritura të gjakut dhe plazmës, si dhe për shkak të disa ndryshimeve hormonale. Për atë arsye, mund të ketë një rrjedhje nga hunda ose bllokimi i saj, dhe kjo mund të irritojë receptorët e kollitjes”, ka deklaruar Lauren Demosthenes nga kompania Babyscriptts.
Gratë që kanë konsumuar më parë duhan mund ta kenë të zvogëluar refluksin e kollitjes që çon në rritjen e kollitjes gjatë shtatzënësisë.
Si trajtohet?
Trajtimi natyrisht varet nga shkaktari i kollitjes.
Për simptomat e alergjisë rekomandohen antihistaminikët. Për ata që kanë rrjedhje nga hunda, mund të jetë i dobishëm spërkatësi me tretje kripe. Për lehtësimin e kollitjes përdoren shurupet kundër kollitjes. Nëse shkaku i kollës është një infeksion i frymëmarrjes, trajtimi mund të jetë me antibiotikë, kurse pacientja duhet ta vizitojë mjekun e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Maska më e mirë kundër zbokthit
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert