LAJMI I FUNDIT:

Ka arritur poza e re për selfie! Koka lart vërtet nuk është me rëndësi

Ka arritur poza e re për selfie! Koka lart vërtet nuk është me rëndësi

Deri tani ka ekzistuar një mënyrë e vetme e vërtetë se si të bëni selfie të suksesshme. Në “Instagram” nuk është postuar gjë pa bërë poza para pasqyre. Mirëpo situata ka ndryshuar!

Më fare nuk keni nevojë të brengoseni a keni arritur të bëni tenin të përshtatshëm, keni vënë shkëlqim të vërtetë, keni rregulluar mirë flokët, transmeton Telegrafi.


Me “Instagram” tani mbretëron poza e cila zbulon veshjen e përditshme, pa treguar fytyrën.

Modelja botërore Rosie Huntington-Whiteley dhe shumë yje të tjera janë bërë fanse të kësaj poze.

1

Femra qëndron ulur, kamera pak mbi kokë. Kuadri përfshin zonën supeve, bën edhe një pjesë të qafës, dhe pjesën e figurës deri te gjunjët apo tërë këmbët.

Mjafton që të shihet figura e femrës.

2

Rosie Huntington-Whiteley e para ka lansuar fotografitë në xhinse, me porosinë që për atë rast nuk është rregulluar posaçërisht dhe mu ashtu duket në këtë variant të qetë.

Duket që kjo shumicës i ka pëlqyer pas selfieve të pozave sterile, prandaj kjo praktikë ka vërshuar “Instagramin”.

3

Dhe gjithmonë është i preferuar aksesori interesant që të freskojë fotografinë. Ora, byzylyku, rripi, çanta, detaji në taka…

Bëhuni fantazues. /Telegrafi/