LAJMI I FUNDIT:

Juventusi pritet të luajë ndaj Milanit pa njërin nga lojtarët kryesor

Juventusi pritet të luajë ndaj Milanit pa njërin nga lojtarët kryesor

Gjendja fizike e Federico Chiesa është ende një shqetësim i madh për Juventusin që po i afrohet përballjes me Milanin në “San Siro”, sfidë kjo që do të luhet fundjavën e ardhshme.

25-vjeçari fillimisht u ftua në kombëtaren e Italisë nga Luciano Spalletti për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 kundër Maltës dhe Anglisë, megjithatë, ai u dërgua në shtëpi për shkak të një lëndimi, përpara se ndeshja e parë të fillonte të shtunën.


Spalletti vuri në dukje në konferencën e tij për shtyp se Chiesa kishte një shans “30%” për të luajtur gjatë kohës kur mori vendimin për ta dërguar atë në shtëpi.

Chisea i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, të cilat përjashtuan mundësinë e një lëndimi muskulor, megjithatë, siç raportohet nga Calciomercato, ai ende po vuan nga një siklet në kofshën e tij.

Raporti shton se Chiesa do t’i nënshtrohet një raundi të ri analizash ditën e hënë.

Në këtë pikë, tani ka kaluar më shumë se një javë që nga hera e fundit që Chiesa ishte në gjendje të stërvitej, gjë që nuk është ideale për Massimiliano Allegrin dhe ekipin e tij që i pret një kalendar i ngarkuar me ndeshje në vazhdim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori