LAJMI I FUNDIT:

Juventusi nuk ia dha numrin 10-të Bernardeschit – Këta janë numrat 10-të më të famshëm në historinë e Zonjës së Vjetër (Foto/Video)

Juventusi nuk ia dha numrin 10-të Bernardeschit – Këta janë numrat 10-të më të famshëm në historinë e Zonjës së Vjetër (Foto/Video)

Federico Bernardeschi nuk do ta mbajë numrin 10-të te Juventusi në sezonin  e tij të parë. 

Lojtari që erdhi nga Fiorentina do të mbajë numrin 33 mbi super.

Juventusi ka hezituar që t’ia jap këtë numër lojtarit, pasi dëshiron ta mbrojë e jo ta hedh në zjarr.

Në vitet e fundit këtë numër të Juventusi e kanë mbajtur Carlos Tevez dhe Paul Pogba, por që nuk u treguan besnik ndaj fanellës duke u larguar.

Juventusi e ka simbol këtë fanellë pasi që në të kaluarën e kanë mbajtur emra të mëdhenj të futbollit në këtë klub.

Më poshtë i gjeni pesë yjet më të mëdha që e mbajtën fanellën me numrin 10-të te Juve. /Telegrafi/

Omar Sivori

Sivori luajti për Juven kur në atë kohë skuadra mbante numrat nga 1 deri në 11.

Erdhi nga River Plate në vitin1957 dhe argjentinasi krijoi një treshe të njohur së bashku me John Charles dhe Giampiero Boniperti.

Ai e fitoi Topin e Artën në vitin 1961.

Sivori luajti tetë sezone te Juve ku nga 259 ndeshje shënoi 174 gola.

Liam Brady

Brady ka luajtur shumë pak te Juve, vetëm në dy sezone, por kishte ndikim të jashtëzakonshëm.

Ai erdhi transferimin nga Arsenali dhe fitoi dy herë radhazi titullin.

Irlandezi mbahet mend për golin në ndeshjen e fundit që i dha titullin Juventusit në vitin 1982.

Juventusi e kishte blerë Michel Platinin dhe u desh ta largojë Bradyn.

Presidenti Giampiero Boniperti e indoi lojtarin në ndeshjen e fundit kampionate.

Michel Platini

Brady ishte figurë popullore te tifozët e Juves, por i posa ardhuri Platini, bëri që shpejtë të harrohet.

I ardhur në vitin 1982, Platini shënoi 28 gola në 48 ndeshje.

Bianconerët me golin e tij e kanë fituar Ligën e Kampionëve në vitin 1985 që njihet edhe si tragjedia e Heyselit.

Platini njihet si njëri prej lojtarëve më të mirë i të gjitha kohërave dhe e fitoi Topin e Artë tri vite radhazi 1983, 1984 dhe 1985.

Roberto Baggio

Baggio erdhi sikurse Bernardeschi nga Fiorentina, për një rekord botëror në atë kohë, 8 milionë funte.

Kalimi i tij u përshkruar më protesta dhe zhurmë në rrugët e Firencës.

Në pesë sezonet e tij në Delle Alpi, Baggio fitoi Scudetton, Kupën e Italisë dhe UEFA Kupën.

Ai shënoi 115 gola në 200.

Alessandro Del Piero

Del Piero erdhi te Juventusi nga Pavoda në vitin 1993 dhe numrin 10-të e mori pas dy vitesh.

Pas largimit të Baggios ai ishte kthyer në idhullin e tifozëve.

Ai qëndroi te Juve për 19 vite duke u kthyer në golashënuesin më të mirë në histori të klubit.

Ai shënoi 290 gola në 705 ndeshje, më shumë se çdo kush.

Del Piero i ka fituar tetë kampionate, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve. Ai i qëndroi besnik klubit edhe në Serie B.

Del Piero është legjenda më e madhe e Juventusit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori