LAJMI I FUNDIT:

Juventusi në bisedime me Lyonin për transferimin e Aouar

Juventusi në bisedime me Lyonin për transferimin e Aouar
Houssem Aouar (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images)

Houssem Aouar ka qenë njëri nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori i talentuar francez ishte objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, por në fund ai qëndroi në Lyon.

Arsenal, Manchester City e Juventus ishin tri skuadrat që e kërkuan me ngulm lojtarin, por kërkesa e madhe e Lyon prej 55 milionë eurove bëri që ai të mbetet në klub.

Megjithatë Juventus nuk janë dorëzuar për lojtarin dhe synojnë ta transferojnë atë në vitin 2021.

Calciomercato ka raportuar se Zonja e Vjetër është futur tanimë në bisedime me Lyonin për lojtarin.

Kampioni në fuqi i Italisë ka pyetur Lyonin për çmimin e lojtarit në verën e ardhshme, pasi ai duhet të bije nga i mëparshmi.

Gjithsesi nuk janë zbuluar detaje, por sipas medieve italiane në verën e vitit 2021, Aouar mund të largohet për 40 milionë euro nga Lyon.

Juventus nuk do ta ketë lehtë transferimin e lojtarit, pasi Arsenal e City gjithashtu do të tentojnë afrimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori