Juventusi mund të mbetet pa Thuram, tre klube angleze pas mesfushorit

Tre klube të mëdha të Ligës Premier po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Khephren Thuram që po shkëlqen te Juventusi.
Sipas raportimeve të Caught Offside, klubet që po konsiderojnë nënshkrimin e tij janë Liverpool, Manchester United dhe Arsenali.
Raportohet se Liverpooli është më aktiv në negociata dhe mund të paraqesë një ofertë fillestare prej rreth 45 milionë eurosh plus bonuse.
Thuram, i formuar te Monaco, u transferua te Zonja e Vjetër në verën e vitit 2024 për 20.6 milionë euro dhe që atëherë ka grumbulluar 86 ndeshje zyrtare, me shtatë gola dhe 12 asistime.

Juventus ka nisur tashmë përpjekjet për të zgjatur kontratën dhe për të parandaluar largimin e tij, por mbetet të shihet nëse lojtari do të pranojë ofertat e klubit të tij ose do të konsiderojë një transferim në verën e ardhshme.
24-vjeçari është një nga futbollistët kryesorë të Juventusit këtë edicion, teksa ka shënuar edhe dy gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/




















































