LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mendon transferimin e Dembeles

Juventusi mendon transferimin e Dembeles

Juventusi është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zonja e Vjetër mori Alvaro Moratan nga Atletico Madrid, por nuk ka zëvendësues të mirë për spanjollin.


Sulmuesi francez i Olympique Lyon, Moussa Dembele është futur në listën e drejtuesve bardhezi për repartin ofensivë.

Mediat italiane kanë raportuar se Juventus po mendon transferimin e francezit qysh në afatin kalimtar të janarit.

24-vjeçari është duke kaluar nëpër një krizë të golave, pasi nuk ka shënuar ende këtë edicion dhe Juventus synon ta marrë për një çmim më të lirë.

Kampioni në fuqi i Italisë është gati që gjatë afatit kalimtar të janarit të shpenzojë deri në 40 milionë euro për transferimin e Dembeles. /Telegrafi/